Ministri Lleshaj: Takim mbresëlënës në Durrës
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për aktivitete e zhvilluara në qarkun e në Portin e Durrësit dhe në universitetin e këtij qyteti, “Aleksnadër Moisiu”.
Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj shprehet se takimet ishin mbresëlënëse. “Një takim mbresëlënës në Universitetin e Durrësit sot. Diskutim i vërtetë me studentë të vërtetë. Partneritetit i MB dhe Policisë me universitetet është rruga drejt modernizimit. Shumë projekte konkrete janë tashmë në zhvillim në këtë fushë”,- shkruan Lleshaj.
Ministri shton se “Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces”.
Gjatë vizitës së ministrit në universitetin e Durrësit, një pjesë e të rinjve e pritën me protesta duke e akuzuar për dhunën në tubimet e opozitës dhe gazin lotsjellës.
KOHA JONË SONDAZH

