Ministrja Spiropali: Ndaj kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë çështje në SHBA

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se deputetët e opozitës po mbrojnë një non-grata duke bllokuar foltoren.

Gjithashtu theksoi se ndaj kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë çështje në SHBA.

“Duan sot të hetohen krime që ekzistojnë vetëm në kokën  e tyre. Nuk ka një çështje që i takon kryeministrit as në SHBA dhe askund. Ju jeni të lirë të trilloni. Ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim zhvillimin e një mocioni me debat për t’i vënë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj të brendshme . Jeni kthyer në ndihmësa të non-gratë dhe në njerëz që i mbani qiririn një njeriu që nuk do të ketë më kthim”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?