FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Taulant Balla: Mos tentoni të jepni para policëve se rrezikoni 3 vjet burg!

-Nga Taulant Balla, ministër i Brendshëm-

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta tre shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.

Ndërsa numri i personave nën akuzë për këtë vepër penale ka shkuar deri më tani në 104, lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Thirrja ime sot shkon për shkelësit e normave të qarkullimit rrugor:

Swiss Digital Desktop Reklama

MOS TENTONI MË T’I SHPËTONI GJOBËS DUKE KORRUPTUAR POLICIN! RREZIKONI DERI NË TRE VITE BURG!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nxis qytetarët dhe mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Qytetarët presin nga ne zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?