Ministria e Mbrojtjes jep njoftim zyrtar: Shtetasit me pasaporte ruse dhe ukrainase, tentuan të futen në uzinë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur  mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?