Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka: Nuk ka pse njoftohet Presidenti!

Presidenti Republikës Meta në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka kërkuar zyrtarisht shpjegime Shefit të Shtabit të Përgjithshëm arësyen e nxjerrjes së forcave të ushtrisë jashtë kazermave pa vendim parlamenti. Sapo u bë publike kërkesa e Presidentit, mënjëherë kryeministri Rama urdhëroi shefin e shtabit të përgjithshëm si dhe ministren e Mbrojtjes të shkonin në Rinas për t’ju përgjigjur Presidentit Meta.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një prononcim për mediat, ka folur për grabitjen në Rinas. Ajo tha se aeroporti është një infrastrukturë e NAO-s, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të sigurojë sigurinë.

Sipas ministres nuk jemi në një situatë emergjente dhe se nuk kemi cenim të sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kemi dislokim trupash. S’kemi cenim të sigurisë kombëtare . Deri në garantimin e sigurisë ushtria do jetë në Rinas. Do të patrullojmë perimetrin e sigurisë në aeroport. Si dhe nuk do merren masa për sigurinë e brendshme në aeroport. Nuk jemi në një emergjence.”-tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Xhaçka tha se kjo është në përputhje me ligjin dhe se nuk ka pse njoftohet Presidenti, duke u munduar të justifikojë urdhërin e kryeministrit, që në fakt ka kryer një puç ushtarak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?