Ministrit të LSI-së i mbyllin faqen në “Facebook”, reagon Manjani duke akuzuar “katjushkat”

Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i është bllokuar faqja në rrjetin social “Facebook”. Këtë fakt e bën të ditur vetë ai përmes një postimi në një tjetër rrjet social, “Twitter”, duke treguar edhe se cilët mund të jenë përgjegjësit për këtë.

Ministri i LSI-së thonë se e gjithë kjo është vepër e “kajtushkave të fjalës së lirë”, pra disa persona bashkë, të cilët sipas tij i kanë kërkuar “Facebook” t’i mbyllë atij profilin.

“’Katjushkat’ e fjalës së lirë i kanë shkruar Facebook për të më bllokuar komunikimin aty! O njerëz nuk i bllokohet fjala askujt sot!”, shkruan ministri Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet thene se sulmi kibernetik ndaj ministrit te Drejtesise vjen vetem pak ore pasi u mesua se drejtori i CIA-s zhvilloi nje vizite “surprize” ne Tirane, ku u takua me kreret me te larte te shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

manjani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?