FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja gjermane në Tiranë: Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria. Të angazhuar për çeljen e negociatave

Ministrja Gjermane për Europën dhe klimën, Anna Luhrmann ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Ajo është pritur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ajo ka thënë se Gjermania është angazhuar për nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Sipas ministres gjermane, janë bërë hapa përpara në këtë drejtim dhe kanë marrë sinjale pozitive nga Bullgaria, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po pengon këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ne është e një rëndësie thelbësore për të ecur në këtë rrugë në nisje e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe do të përpiqemi të gjejmë në një moment sa më shpejt të mundshëm zgjidhjen më të përshtatshme”, tha ministrja gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?