Ministrja Manastirliu: Prioritet rritja e pagave! Vaksinim paralel kundër gripit dhe covid-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu në konferencën e parë për vitin 2023, ka bërë bilancet në fushën e shëndetësisë për vitin që lamë pas, ndërkohë që ka treguar edhe objektivat për vitin e ri.

Programi kombëtar i vaksinimit anticovid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milionë qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCovid; mbi 1.2 milionë kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, tha Manastirliu.

Sipas ministres për vitin 2023 prioritet i prioriteteve është rritja e pagave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prioritet i prioriteteve do të jetë rritja e pagave. Pakoja e madhe ka mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierët tanë. Do të zgjerojmë shërbimet shëndetësore afër vendbanimeve“, vijoi më tej Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?