FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miratohet ligji i ri i energjisë. Qeveria ju merr shtëpinë nëse s’paguani dritat

 

Nëse keni më shume se 150 mijë lekë të reja energji të papaguar, qeveria do t’ju sekuestrojë banesën apo cdo pasuri tjetër që keni. Ky është ligji i ri për energjinë elektrike që u miratua sot në Komisionin e Ligjeve dhe pritet t’i kalojë për miratim edhe Kuvendit. Shuma e e debisë prej 150 mijë lekës është për konsumatorët familjarë, ndërsa për bizneset debia është mbi 200 mijë lekë. Ndryshimet në ligjin për energjinë u kundërshtuan nga opozita, sipas së cilës këtu kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese. Prej nëntorit të vitit të kaluar, qeveria ndërmori një fushtatë të ashpër kundër debitorëve të energjisë. Përveç ndërprerjes së energjisë, pati edhe arrestime të personave që vidhnin kilovatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?