Kastriot Islami: Mirënjohje për Eliot Engel

Nga Kastriot Islami –

Shqiptarët, sidomos të rinjtë, politikanë dhe jo politikanë, duhet të njohin veprimtarinë mbështetëse dhe kontributin e cmuar të miqëve të shqiptareve në Kongresin Amerikan… Sidomos pasi ata largohen nga detyra… Sepse mirenjohja është veti pozitive e një populli, që vlerësohet nga vëndet e mëdha e më specifikisht nga ato vende mike si SHBA…

Eliot Engel është një politikan amerikan me origjine hebre. Ai ka lindur në Bronks, një nga lagjet e varfëra të Nju Jorkut ku jetojnë e banojnë shumë shqiptarë, sidomos pas vitit 1989…Pra mund të themi se Engel ka pasur përvec shumë arsyeve personale edhe tre arsye të themi të “forta” që të ishte i prirur të mbante qëndrime parimore, të cilat shume vetë i cilësojnë proshqiptare, sidomos serbët që duket se janë e mbeten shumë xhelozë në këtë aspekt..

Swiss Digital Desktop Reklama

Engel është politikan amerikan dhe politika amerikane në Ballkan në këto 30 vjet ështe cilesuar proshqiptare…Engel është me origjinë hebre, me prejardhje nga Ukraina e emigrant nga perandoria ruse; dhe kjo duket se është një arsye tjetër që Engel për shkak të historisë dhe vecanërisht të marrëdhënieve të shqiptarëve me hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore të cilësohej proshqiptar… Engel ka lindur në një lagje të varfër si Bronksi ku ka shumë shqiptarë, shumica të varfër për standartin amerikan. Engel si mbrojtës i të drejtave të njeriut ka qënë gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të të varferve, pra të shqiptarëve në shumicë në Bronks të Nju Jorkut…

Swiss Digital Mobile Reklama

Engel ka shërbyer si kongresmen për 32 vjet, që nga viti 1989, pra ka filluar karrieren politike në momentin kur ka nisur zbërthmi i ish-Jugosllavisë… Aktualisht është vecse 73 vjec dhe është anëtar i Partisë Demokratike të SHBA…Së fundmi, nga viti 2018, ka qënë kryetar i Komisionit të jashtëm në Kongresin Amerikan duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e cështjeve ndërkombëtare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vëndet autoritare, mbrojtjen e cështjes së Izraelit në Lindjen e Mesme duke mbështetur të gjithe rezolutat në favor edhe të Izraelit por edhe të Palestinës…duke dënuar ndërkohë veprimet e Hamasit palestinez kundër popullsisë civile hebre por edhe duke sponsorizuar rezolutën për ta shpallur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit nga një president republikan…

Në mënyrë specifike, Engel ka mbështetur gjithnjë në Kongres cështjen e Kosovës… duke u kthyer në një vatër të ngrohtë në Uashington për të gjithë drejtuesit e lartë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi… Engel ka drejtuar grupin e kongresmenëve amerikanë kundër pastrimit etnik në Kosovë në 1999, në mbështetje të deklaratës së Parlamentit për pavaresinë e Kosovës në 2008, është politikani i parë I lartë amerikan që ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Kosovës dhe që i është vendosur emri i tij një rruge në Pejë…

Engel është mundur për herë të parë në zonën e tij elektorale pas 15 mandatesh të fituara, në zonën e 16 elektorale të Nju Jorkut, nga Jammal Bowman. Boëman e ka mundur fillimisht Engel në prajmëri brënda Partisë Demokratike dhe pastaj edhe në zgjedhje… Bowman është po ashtu demokrat, por i të majtës ekstreme. Bowman, fushatën e tij e përqëndroi në luftën kundër establishmentit duke marrë mbështetjen e kandidatit demokrat për president Berni Sanders dhe bordit të medias të Nju Jork Times…Kuriozitet përbën fakti që Bowman do të kishte mbështetjen e senatores së Nju Jorkut Aleksandra Biaggi, mbesë e të famshit Mario Biaggi, të cilin Engel e kishte mundur në zgjedhjen e tij të parë në 1989, si në primeri ashtu edhe në zgjedhje, pasi Rudi Xhuliani e kishte dënuar atë pas një skandali…

Sa herë që cështja shqiptare është përmendur apo diskutuar në Kongresin Amerikan, Engel ka qënë jo vetëm prezent por shumë aktiv ka qënë kontribues në favor të cështjes shqiptare. Engel ka pasur edhe një cilësi të rrallë që e përmendi edhe vetë në fjalën e largimit në Kongres, ai ka qënë i pranueshëm e “mik” me shumë kongresmenë republikanë… Engel ka qënë disa herë anëtar i Komitetit, që në Kongres quhet Kaukas për Shqiperinë e Kosovën. Mund të thuhet pa mëdyshje se Engel ka qënë avokat i cështjes shqiptare, vecanerisht i cështjes së Kosovës…

Bëhet një pyetje: me largimin e Engel nga Kongresi po forcohet mbeshtetja serbe ne Kongres… Nga shumë analiza rezulton se Kosova humbi një mbështetës të madh në Kongres por është ende shpejt që Serbia ta festojë këtë fakt…madje zorr se do të vijë ajo ditë…Arsyet janë të shumta… Serbët edhe në fushatën e fundit për president të SHBA u përpoqën shumë për të penguar zgjedhjen e Biden si president i SHBA…

Shumë analistë mendojnë se Kosova humbi një mbështetës të fortë në Kongres por me fitoren e Biden vazhdon të ketë një mbështetje të qartë të cështjes së Kosovës nga Shtëpia e Bardhë e për rrjedhojë e nga DASH. Engel duke qënë i ri në moshë për standartin e politikës amerikane, shumë analistë mendojnë se administrata Biden do ta angazhonte një personalitet me eksperiencë si Engel për ndjekjen e cështjeve të politikës së jashtme, brënda ose jasht SHBA. Vetë Engel është rezervuar të shprehet për këtë cështje ndonëse por analistët mendojnë se administrata Biden do të mund ta angazhonte në pozicione kyce që lidhen me rolin e SHBA në Ballkan dhe vecanërisht lidhur me cështjen e Kosoves, apo të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Analistë të tjerë mendojnë se personaliteti i Engel meriton shumë më tepër se kaq…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?