Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti thirrje demokratëve ta votojnë në Primaret e PD për kandidat për deputet
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka postuar një status në formë njoftimi, por në thelb thirrje për ta votuar si kandidat për deputet në Primaret e PD. Duhet thënë se Alimehmeti mbetet një nga emrat me të spitakur të brezit të ri në PD, njeri me integritet dhe që do të ishte nder për demokratët të votojnë një figurë të tillë intelektuali.
Ja se çfarë ai shkruan Ilir Alimehmeti:
Të dashur miq, qëndrestarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të palëkundur të NDRYSHIMIT më datë 11 Maj 2025,
💙 Ju falenderoj të gjithëve përzemërsisht për mbështetjen tuaj masive përmes propozimeve në shumicën e degëve të Tiranës për të qenë kandidat përfaqësues i juaji në Kuvendin e NDRYSHIMIT të sivjetshëm, duke kaluar përmes procesit të Primareve!
🙏 Kam lindur e jam rritur me besimin te vlerat njerëzore dhe familjare, si edhe besimin te kultura e edukimit, arsimit, punës, mundit dhe djersës.
🙏 Janë të njëjtat vlera që gjej mes jush e që më bëjnë të krenohem me ju kudo dhe kurdo!
✌️ Me po të njëjtën ndërgjegje qytetare, me po të njëjtat vlera, me po të njëjtin besim e duke ndarë me ju po të njëjtat shqetësime familjare, qytetare e kombëtare, do të derdh mund e djersë që edhe ju të mund të ndjeheni gjithnjë krenarë me propozimet dhe mbështetjen tuaj.
✌️ Duke besuar me forcë në parimin demokratik të përfaqësimit, kandidoj në procesin e PRIMAREVE për të bërë të mundur dërgimin e vlerave tuaja dhe adresimin e shqetësimeve tona të përbashkëta në Kuvendin e NDRYSHIMIT të Shqipërisë!
💙 Faleminderit me zemër për mbështetjen tuaj të pashterueshme!
💙 Forca drejt FITORES, së bashku!
💙 Forca drejt NDRYSHIMIT, së bashku!
Gjithmonë i juaji! Gjithmonë me ju!
Prof. Asc. Ilir Alimehmeti
KOHA JONË SONDAZH

