FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini: Nuk negocioj për krizën. Qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Shefja për politikën të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka dhënë gjithë mbështetjen e saj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shqiptare. Gjatë konferencës për media me kryeministrin, Mogherini deklaroi se Shqipëria ka sjellë rezultate konkrete me reformat, duke përmenduar atë në drejtësi, për të cilën tha se vendi është shembull edhe për vende anëtare të BE-së.

Për Mogherinin Shqipëria duhet ta marrë çeljen e negociatave por se tani është në dorën e vendeve anëtare. Ajo iu ka kërkuar palëve politike të jenë të bashkuara për të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe t’i lënë mënjanë ndasitë. Madje Mogherini theksoi se qytetarët nuk duhet të privohen nga zgjedhjet vendore, duke iu referuar atyre të 30 qershorit.

Lidhur me krizën politike, Mogerini deklaroi se nuk do të hynte si negociatore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?