FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monika Kryemadhi: Bomba me plasi te kembët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për News 24 edhe momentet e panikur kur një granatë zhurmuese i plasi te këmbët, gjatë protestës te Kuvendi ku policia sulmoi qytetarët me gaz lotsjellës.

Kryemadhi tha se granata i shkaktoi një dhimbje të fortë në vesh, ndërkohë që të cenuar nga kjo ngjarje ishin edhe gazetarë që xhiruan momentin e vështirë.

“Njerëzit janë dëmtuar jo vetëm me gaz por edhe me ujë me solucion kimik sot. Edhe unë jam ndjerë keq. Një bombë e tillë si kjo që i ka plasur Erjonit më ka plasur edhe mua. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”,– tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?