FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monika Kryemadhi: Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI-së Raporterët e Komitetit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës z.Andrej Hunko dhe z.Joseph O’Reilly.

Gjatë këtij takimi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nënvizoi se situata kriminale në vend është alarmante dhe se Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.

“Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e Reformës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut. Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit”- tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e LSI-së tërhoqi vëmendjen për nevojën e adresimit të këtyre problematikave të rënda nga Këshilli i Europës, si një institucion kyç evropian që e ka monitoruar dhe e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë këtyre 27 vjetëve të pluralizmit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo nënvizoi gjithashtu se ky mision faktmbledhës zhvillohet pikërisht në momentin e duhur dhe falënderoi Raporterët pikërisht për këtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?