Monika Kryemadhi: Ministri Xhafa nuk arrin të heqë Haki Çakon
E ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News tha se nëse ky ndryshim nuk ndodh, atëherë Xhafaj “do të bashkëjetojë” me atë llum që është Policia e Shtetit”.
Zheji: Ju thatë se ministri i Brendshëm është vetëm? Pse është vetëm? Pse është emëruar aty?
Kryemadhi: Xhafaj nuk arrin të ndryshojë një nga njerëzit kryesor për funksionimin e policisë që është drejtori i Policisë së Shtetit
Kryemadhi: Jemi në një situatë të tillë që po të shikosh mënyra se si është strukturat dhe ngritur qeveria nuk është se Ministrisë së Brendshme i ke dhënë mundësi për ta fuqizuar. Përderisa zt.Xhafaj nuk arrin të ndryshojë një nga njerëzit kryesor për funksionimin e policisë që është drejtori i Policisë së Shtetit, atëherë ose do të bashkëjetojë me atë llum që është Policia e Shtetit ose nuk është i fuqishëm për të lëvizur drejtorin e Policisë. Le ta shohim…
Zheji: Ju keni informacione se ka vullnet për të lëvizur drejtorin e Përgjithshëm.
Kryemadhi: Nuk mund të them se kam informacion, por them që atë vullnet pozitiv që kam parë se ai do të bëjë diçka, them se edhe mos reagimi i tij për deklaratat e ambasadorit, them se ai e pranon për mua situatën që është e tillë. Në momentin që nuk do të lëvizi kupola e policisë…para ca ditësh pamë një drejtor policie që kishte një vit e gjysmë që kërkohej nga Interpoli dhe letra qëndronte në zyrat e policisë. Dhe nuk bëhet asnjë reagim.
KOHA JONË SONDAZH

