Monika Kryemadhi: Tre mandate deputeti të LSI na i shiti Basha te PS
Monika Kryemadhi ishte në emisionin “Opinion”. Ndë të tjera ajo tha se numëruesit e PD kanë shitur tre mandate deputeti të LSI.
Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë grisur pas një ore me urdhër nga “lartë”.
Kryemadhi: Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njerëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.
Fevziu: Kush i shiti?
Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas një ore me urdhër nga lartë është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë.
KOHA JONË SONDAZH

