Muri i serbëve në Mitrovicë, Berisha: Dashuria e parë mes Ramës dhe Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në “Facebook” lidhur me një mur, që serbët janë duke ngritur në Mitrovicë. Berisha shkruan se Beogradi ka arritur të realizojë qëllimet e tij, duke vendosur mur në pjesën veriore të Kosovës. Për të, me këtë akt kanë marrë hov politikanët antishqiptarë serbë, të cilët sillen si pushtues në Kosovë.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Muri i serbeve në Mitrovicë, rezultati i parë i dashurisë Rama -Vucic! Të dashur miq, pasi dështuan me te gjitha mënyrat për ndarjen e Mitrovicës, Beogradi vendosi të përdorë murin për realizimin e qëllimeve te tij. Në përputhje me këtë projekt prej disa ditësh, ultra-nacionalistët serbë të Beogradit, në sy të autoriteteve të Kosovës, BE, OKB dhe të mbarë botës po lartësojnë murin ndarës së Mitrovicës te Veriut, de facto të dhunimit flagrant të integritetit territorial dhe sovrantitetit te Republikës se Kosovës. Me këtë akt, Beogradi sillet si pushtues i Kosovës, destabilizues i rajonit dhe varrmihës i marrëveshjeve të Brukselit. Ky akt akuzon gjithashtu direkt Edvin Kristaq Ramën, i cili në takimet e tij të shumta me Aleksander Vuçiç duket se ka gatuar pazare të pista! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim pushtues të Beogradit ndaj Kosovës, ju bëj thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të dhunuar nga pushtuesit e djeshëm serb të Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju bej thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s, Bashkimit Europian, OKB të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e këtij akti agresiv të Beogradit, që dhunon integritetin dhe sovranitetin e një vendi të pavarur dhe rrezikon në mënyrën më serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?