FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafaj: Jam votues i PD, deputetët që po shkojnë në Kuvend nuk më përfaqësojnë

Ish-diplomati dhe analisti i njohur Besnik Mustafaj, u shpreh se kandidatët nga PD që morën mandatin e deputetit në Parlament, nuk janë legjitim.

I ftuar në studion e News 24, teksa pranon se ka votuar për PD dhe s’e ka problem ta thotë publikisht, shprehet se “Këta që po shkojnë në Parlament nuk kanë anën morale, shkojnë për të qenë numra dhe nuk përfaqësojnë interesin e elektoratit”.

“Në përgjithësi në një sistem demokratike dhe opozita ka dy elementë që e përbëjnë atë. Është elementi aritmetik, nëpërmjet numrave dhe në aspektin moral. Në rastin konkret kur opozita ishte numerikisht ishte e pamundur të ndikojë në ligjvënien dhe në drejtimin e vendit. Këta që po shkojnë nuk kanë anën morale, shkojnë për të qenë numra dhe nuk përfaqësojnë interesin e elektoratit. Mua nuk më përfaqësojnë ata. Këta nuk janë moralisht legjitim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai komentoi gabimet, sipas tij, të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qasjen dhe marrëdhënien që ka mbajtur me shoqërinë civile në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Basha ka filluar që në 2015, një hapje ndaj shoqërisë civile dhe një tentativë për të vendosur urë lidhëse me shoqërinë civile nga fusha të ndryshme, e gjerë tek analistët e mediave shqiptare. E keqja e Bashës, ka qenë se ka shkuar në këto takime dhe ka qenë i relaksuar nuk ka mbajtur shënime dhe nuk i ka analizuar konkluzionet”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?