Na shpëto Angela! BE e dëshpëruar nga frika e trazirave

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet që të marrë një telefonatë ose tashmë mund ta ketë marrë atë, një mesazh për të shpëtuar Bashkimin Europian. Një thirrje edhe për të ndihmuar Italinë që të rivendos qendrën e saj politike, në prag të referendumit shokues të vendit, ka pohuar një ish-diplomat.

Ish-ambasadori i Italisë në NATO Stefano Stefanini, tha se ndërsa pjesa tjetër e Europës është e shqetësuar në lidhje me Italinë dhe të ardhmen e euros, italianët janë më të shqetësuar në lidhje me qeverinë e tyre të ardhshme, pasi kryeministri Matteo Renzi mbërtheu fjalën e tij duke dhënë dorëheqjen pas humbjes.

Rezultati i ka lënë udhëheqësit e Bashkimit Europian kohë që të përgatiten për akoma më shumë trazira në fund të vitit. Brexit i nisi këtë valle që po nxit një ekonomi gjithnjë e më të dredhur jashtë eurozonës, e ku janë rritur ndjenjat anti-Bruksel. Shtojmë këtë sipas ish-diplomatit edhe krizën e emigrantëve e cila ka sjellë mjerim për shumë shtete anëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një analizë të shkurët menjëherë pas rezultatit në Itali, Stefanini ka nënvizuar për shtypin italian se, Angela Merkel do të përballet me zgjedhje të vështira kombëtare, kjo edhe për të rivendosur një ekuilibër në një bllok që duket se është në prag të një lëkundje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një shkrim të djeshëm të publikuar në median italiane në “La Stampa”, Z. Stefanini ka thënë se: “Ndërsa Europa është e shqetësuar në lidhje me Italinë, Italia është në ankth për qeverinë e post-Renzi jo për euro-n”.

Sipas tij  Angela Merkel do të thirret për të ndihmuar e për të shpëtuar BE-së.

Dorëheqja e Renzit pas dy vitesh e gjysmë në detyrë, është një tjetër goditje e rëndë për të Brukselin i cili është duke humbur një lider progresiv, pro-europian dhe e ka dërguar tashmë dridhje në të gjitha tregjet.

Euro prej 20 muaj ka humbur kundrejt dollarit, e ku tregjet e shqetësuara po ngrejnë alarmin se paqëndrueshmëria në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës mund të rindez një krizë financiare dhe merr një goditje për sektorin e brishtë bankar të Italisë. Rreziku për stabilitetin në të gjithë eurozonën është e mjaftueshme që Banka Qendrore Europiane të përgatitet të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?