Nancy Pelosi rizgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, Ruçi letër urimi: Amerika më e fortë, për një botë më të mirë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i dërgoi një mesazh urimi Nancy Pelosi me rastin e rizgjedhjes Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me rastin e rizgjedhjes Suaj në detyrën e lartë të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si edhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të përzemërta. Cilësitë e virtytet e larta të lidershipit Tuaj, përkushtimi i jashtëzakonshëm dhe përvoja mbi tridhjetëvjeçare në Kongres si udhëheqëse e sprovuar dhe e shkëlqyer, në drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë termit 2007-2011 dhe 2019-2021, si edhe në drejtimin për një periudhë të gjatë të grupit të Demokratëve, janë garancitë se Dhoma e Përfaqësuesve do t’u shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan.

Nën drejtimin Tuaj, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Kongresi i ShBA do të vazhdojnë të kontribuojnë në mbështetjen e zhvillimit, ruajtjen e paqes, garantimin e sigurisë në botën e sotme, daljen nga pandemia e Covid-19 dhe përkrahjen e kombeve në të gjithë globin për liri, qytetërim e demokraci. Lidershipi dhe administrata e Presidentit Joe Biden është një garanci e sigurt për një Amerikë më të fortë dhe një botë më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i bindur se bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vazhdojë të fuqizohet në të ardhmen.”, shprehet kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në letrën e urimit dërguar Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Znj. Nancy Pelosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?