“Nanon e ndihmova të dilte nga burgu, ai kërkoi arrestimin tim”/ Nikoll Lesi tregon përplasjet me Fatos Nanon

Botuesi Nikoll Lesi ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Lesi foli ndër të tjera edhe për gazetën “Koha Jonë”, ngjarjet që shënjuan politikën dhe median shqiptare në vitet ’90, por ai u ndal edhe te personazhe me të cilët ka patur përplasje.

Një prej tyre, ish kryeministri Fatos Nano, të cilin sot Lesi e konsideron “mosmirënjohës”, sepse thotë se bashkë me gazetën e ndihmuan të dalë nga burgu, por më pas Nano kërkoi arrestimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Filloi përplasja me Fatos Nanon. Kur ai ishte kryetar i PS, i burgosur padrejtësisht, “Koha Jonë” e kishte si një lloj simboli, sepse kishte të drejtë. Ne e ndihmuam për të dalë nga burgu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj me Nanon, kur erdhi në shtator 1997, pasi u dogj gazeta “Koha Jonë”, për 42 ditë nuk doli gazeta. Hyra në borxhe për të mbajtur gazetarët. Një pjesë ikën te kryeministri Nano si Vladimir Prela, Ben Blushi, etj.

Në këtë moment i shkova Fatos Nanos, i vajta me një lloj idealizimi të kohës, nuk e dija akoma kush ishte Nano i vërtetë. Unë i thashë se gazeta është djegur dhe derisa e ka djegur shteti dhe ka dokumenta, duhet të paguani dëmshpërblim që të laj edhe borxhet, të filloj prapë punën gazeta KOHA JONE.

Ai më tha, tako Kristinën. E kishte për sekretaren e vet! Kur dal jashtë më thotë mua, Lad Prela, se “Nikoll ka tallur menderen Nano”. Më hipën nervat, shkova në parlament, iu lëshova me të gjitha bateritë. Pas kësaj, filloi kontrollet te “Koha Jonë”.

Unë nuk e ndihmova për të më dhënë para dhe as për pushtet, por për të vendosur shtet ligjor.

Në 2003 erdhi prapë kryeministër dhe “Koha Jonë” filloi të botonte disa dokumente për një kompani te bashkëshortes.

Në fakt, materialet sekrete, që ta marrë vesh ai për herë të parë, mi jepnin nga doganat dhe tatimet njerëzit e Nanos. Socialistë që nuk e donin si kryeministër.

Ai kërkoi imunitetin tim në parlament për shpifje dhe për tu arrestuar. Fatos Nano, njeriu që e ndihmova për të dalë nga burgu, që e nxorrëm nga burgu bashkë me gjithë gazetarët, kërkoi arrestimin tim. Aty pastaj kam bërë spektakël të paparë, e munda 72 vota me votim të fshehtë, për heqjen e imunitetit”, tha Lesi. E munda, tha Lesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?