Nard Ndoka: Integrimin po e pengon klasa jonë politike, boll me presione

Negociatat për Shqipërinë, prej kohësh ka qenv dhe mbetet “mollë” sherri mes opozitës dhe maxhorancës.

“Mendoj se kushti kryesor i hapjes së negociatave të Shqipërisë nga Bashkimi Europian është heqja dore e gjetjes me çdo kusht të armikut të brendshëm që pengon reformën”.

Ndoka i ka bërë thirrje klasës politike që të lërë presionet dhe të bëjë punën që i takon për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kreun e PDK-së, axhenda e Shqipërisë është vetëm Europa. “Putini dhe ISIS nuk janë as mundësi dhe as presion për Europen! Kryeministri duhet të tregojë largpamësi dhe përgjegjësi kombëtare!”, shkruan Nard Ndoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi

“Mendoj se kushti kryesor i hapjes së negociatave të Shqipërisë nga Bashkimi Europian është heqja dore e gjetjes me çdo kusht të armikut të brendshëm që pengon reformën.

Nisja sa më urgjente e një procesi konkret me një axhendë specifike e të mirëpërcaktuar, e cila adreson të gjitha problemet që po mbajnë peng hapjen e negociatave: KANABIZIMI i shfrenuar i vendit, KORRUPSIONI, VETINGU dhe DEKRIMINALIZIMI, do ishte hapi më pozitiv.

Është e pakuptueshme se si kemi të bëjmë me një klasë kaq amatore politikanësh, e cila me vullnet apo pavullnet po punon kundër interesit kombëtar. I bëj thirrje të gjitha palëve të ulemi dhe të japim propozime konkrete sesi mund të dalim nga ky batak, nëpërmjet një KONSENSUSI të madh, sepse asnjë shqiptar nuk e ka për kusur të durojë më paaftësinë tone politike.

Dhe boll më me presione se na paskan prishur punë palët e treta që veprojnë në rajon që na dashkan destabiletin e vendit, sepse destabilizuesit më të mëdhenj të vendit ndodhen në parlament dhe Europa është më serioze se aq sa të marrë për bazë pretendimet apo kërcënimet e “Liderit Botëror”!

Integrimin po e pengon vetëm klasa politike e vendit tonë!Ndërgjegjësim, reflektim, konsensus dhe përgjegjësi kombëtare, duhet të jetë axhenda ynë politike, në të kundërt qytetarët shqiptarë duhet ta ndëshkojnë këtë klase politike me votë dhe qëndrim!”, shkruan Nard Ndoka në profilin e tij në Facebook

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?