Nard Ndoka: ”Të fortit”në Kuvend i futi PS
“Partia Demokratike i afroi, ndërsa Partia Socialiste i futi në Kuvend”. Kështu e ka shpjeguar kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka futjen e personave të inkriminuar në parlament, nisur nga ndalimi i ish-deputetit Eduard Ndocaj. I ftuar në Top Story, Ndoka thotë se përgjegjësia kryesore për futjen e të tillë personave në Kuvend, është e kryetarëve të partisë.
“Unë mendoj se përgjegjësia kryesore është e kryetarëve të partisë. Fillimi i kësaj praktike është nga radhët e PD-së. Sepse ishte PD që afroi njerëz me muskuj që merrnin pjesë edhe në KPD por pa i futur në parlament. Ndërsa ishte Partia Socialiste që i futi në Kuvend. Ndoshta i ndodhur dhe përballë vështirësive për të mundur PD-në në zgjedhje. Ishte një mekanizëm për të ju përgjigjur në mënyrë frontale, me këto tipa me muskuj në fushatat elektorale të 2005, 2009 dhe 2013. Kjo detyroi që të miratohet një ligj për nxjerrjen”,-tha Ndoka.
Por duke mos dashur të anashkalojë as situatën aktuale në Kuvend, aletati i Lulzim Bashës nuk ngurron të theksojë se sot në Kuvend ka emra anonimë, në një kohë që mungojnë figura të rëndësishme. Madje ai shkon më tej kur thotë se do të ishte më e udhës që Basha në marrëveshjen e tij më Ramën më 18 Maj të kishte përcaktuar një pakt ku të pastrohej politika nga të tillë persona.
“Sot nuk kemi në Kuvend emra si Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Mesila Doda etj. Kemi anonimë që u futën në Kuvend dhe jo figura të partisë. Unë gjykoj se përgjegjësia kryesore është e zotit Rama dhe Basha. Ata me marrëveshjen e 18 Majit do të ishte më e udhës që ta pastronin politikën shqiptare”,- theksoi Ndoka.
KOHA JONË SONDAZH

