FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndalojnë për cigare, por iu marrin makinën nën kërcënimin e armëve

Ndalojnë të pijnë cigare, por iu marrin makinën nën kërcenimin e armëve.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, nën kërcënimin e armëve është grabitur një makinë tip Audi.

Dy të rinj vlonjatë të cilët po shkonin nga Vlora në Tiranë, kanë ndalur në hyrje të Durrësit për të pirë një cigare dhe kanë dalë nga makina, ndërkohë që sipas tyre një makinë tjetër tip BMW me targa italiane ka ndalur pas makinës se vlonjatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga BMW kanë dalë dy persona me maska covidi dhe kapele dhe nën kërcënimin e pistoletave, i kanë shtrire në tokë, duke i kërcënuar me vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy të rinjve vlonjatë u kanë grabitur makinën luksoze tip Audi A7 dhe janë larguar me makinën e grabitur dhe makinën e tyre, duke i lënë në rrugë dy djemtë nga Vlora, të cilët më pas kanë bërë kallëzim në drejtorinë e policisë së Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?