Ndarja nga jeta e Shyqyri Alushit, Rama: U përpoqa, askush s’më dëgjoi

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama, dy javë më parë ndau shqetësimin për indiferencën e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për t’i ardhur në ndihmë këngëtarit të njohur të këngës shkodrane, Shyqyri Alushit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.

Prej ditësh ai ishte shtruar në spitalin e Shkodrës dhe sipas Ramës, asnjë zyrtar nuk u interesua, për shkak edhe të mungesës së ilaçeve.

”Shyqyri Alushi sot nuk jeton më por jeton korrupsioni dhe babëzia shtetërore, jeton mafia e ilaçeve që vret ditë pas dite si dëshmia më tragjike e krimit shtetëror! U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës! Le të mbetet kënga jote, përjetësi e emrit dhe mirësisë tënde! Ngushëllime familjes, të afërmve! Ngushëllime Shkodrës që të deshi e të nderoi aq shumë”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndahet nga jeta “Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi! U përpoqa me sa munda, por askush nuk më dëgjoi! Nuk ia dola t’a ndihmoja dot këngëtarin zëëmbël, që në një jetë me këngë, na fali dashurinë e shpirtit të tij!

Në mbi dy javë që këngëtari i papërsëritshëm i këngës popullore qytetare shkodrane Shqyqyri Alushi qëndroi në spitalin e Shkodrës, asnjë zyrtar nuk dënjoi të paktën të interesohej për të. E lanë të braktisur në labirinthet mes shëndetësisë “falas” dhe indiferencës shtetërore!

Shyqyri Alushi sot nuk jeton më por jeton korrupsioni dhe babëzia shtetërore, jeton mafia e ilaçeve që vret ditë pas dite si dëshmia më tragjike e krimit shtetëror!

U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës! Le të mbetet kënga jote, përjetësi e emrit dhe mirësisë tënde! Ngushëllime familjes, të afërmve! Ngushëllime Shkodrës që të deshi e të nderoi aq shumë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?