FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndihmëssekretari për Çështjet Evropiane, Philip Reeker, do takojë vetëm Ramën dhe Bashën

Ndihmëssekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, pritet të vijë në Tiranë ditën e nesërme. Reeker është duke zhvilluar një tur vizitash në Europë, duke u ndalur edhe në Shqipëri e më pas në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur më herët nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Reeker do të pritet në Tiranë nga Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë. Po kështu do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD. Takimi do të zhvillohet në orën 11:30 të mesditës.

Më pas në 1 korrik, ambasadori Reeker do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin. Po ashtu ai do të takohet edhe me kryeministrin Zaev, ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?