Ndoka: Gjermania na dha tre detyra shtëpie

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka zbardh tri porositë që sipas tij Gjermania ka dhënë për Shqipërinë, lidhur me procesin e integrimit në BE por siç shkruan, kryeministri Edi Rama nuk i bën publike.

Në një status në rrjetet sociale, Ndoka shkruan:

Detyra shtëpie nga Gjermania; Rama fsheh “fletoren”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dialog dhe konsensus me opozitën;
Zgjedhje të lira dhe të pranuara nga palët;
Hapja e negociatave në nëntor, pas zgjedhjeve!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se takimet e zhvilluara në Berlin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE ishin të suksesshme. Madje, kreu i qeverisë sulmoi edhe mediat që duke pasqyruar qëndrimet e Gjermanisë ndaj procesit të integrimit, raportuan se Shqipëria dështoi për çeljen e negociatave në muajin qershor. Entuziazmin e Edi Ramës e përgënjeshtrojnë zyrtarë të rëndësishëm të Gjermanisë. Pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, Johann David Wadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, deklaroi se Shqipëria është ende shumë larg hapjes së negociatave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?