Ndoka për ata që pranuan mandatet: Kush vret veten politikisht, nuk i bëhet as funeral

Kreu  i Partisë Demokristane, Nard Ndoka shprehet se drejtuesit e partive që kanë marrë më pak se 10 mijë vota në Kuvend dhe pranuan mandatet e deputetëve nuk kanë të drejtë të jenë në Parlament.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se veprimi i bërë nga ata që pranuan mandat, pas largimit të opozitës është një vetëvrasje politike.

Postimi i Nard Ndokës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vranë vetën; nuk i vrau njeri!

Swiss Digital Mobile Reklama

Partitë politike, aleate të PD-së, që në historinë e tyre elektorale nuk kanë marrë mbi 10 mijë vota (mandati i një deputeti); nuk kanë të drejtë politike as morale të deklarojnë, se përfaqesojnë opozitën apo partinë e tyre në kuvend.

Thjesht të hanë turpin me bukë edhe për disa, por moral mos të na bëjnë!?

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ruajtur edhe nëpërmjet koalicionit perfaqesimin plural tek e djathta ndërvite; kuptohet me probleme, ulje e ngritje, xhelozi e intriga politike; ku disa parti janë dëmtuar politikisht, përfshire edhe Demokristianët Shqiptarë!

Sot, e djathta është plurale; mozaik vlerash në përfaqesim, idesh, programesh, që në këtë senc plotësohet totalisht spektri politik i qendrës së djathtë. Kush vret vetën politikisht; nuk i bëhet as funeral!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?