Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 4 janar

Seanca e parë e vitit 2021 e Parlamentit ishte parashikuar të mbahej më 18 janar, por ndryshimet në qeveri kanë bërë që të hënën, më 4 janar, Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar dekretet e presidentit Meta për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

Kryeministri Rama, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkoi që kjo seancë e jashtëzakonshme të mbahej në ditët e para të vitit. Kërkesa u pranua nga Ruçi, i cili ka thërritur seancën e jashtëzakonshme, për në orën 17:00, ku do të miratohen edhe ndryshimet e fundit në qeveri.

Kjo seancë e jashtëzakonshme kushtëzohet nga neni 98 i Kushtetutës, i cili parashikon se dekretet e presidentit për shkarkim dhe emërim ministrash votohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Në 31 dhjetor kreu i shtetit firmosi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për kalimin e Olta Xhaçkës nga Ministre e Mbrojtjes, në ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe riktheu Niko Peleshin si drejtues të dikasterit të mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?