FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Kongresin e PS do flasë Fatos Nano, ja vendimet që do merren

Zbardhen detaje të reja lidhur me Kongresin e PS që pritet të zhvillohet më 23 mars. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS mësohet se janë marrë disa vendime, sa i takon organizimit të së shtunës, në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Mësohet se fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri Edi Rama, ndërsa të ftuar do të jenë edhe ish-kryeministrat e PS ndër vite, mes tyre edhe Fatos Nano. Ky i fundit mendohet se do mbajë edhe një fjalim, përfshirë edhe ministra edhe kryetarë bashkie.

Po ashtu, në Kryesi u vendos që gjatë Kongresit të mos bëhen publike listat e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, përveç listës së këshilltarëve bashkiakë për Tiranën. Kongresi do jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme si: shembujt e qeverisjes lokale, bashkëqeverisja dhe pakti për universitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?