Në krye Genc Deromemaj, qindra demokratë nisen nga Vlora drejt selisë së PD
Me qindra përfaqësues të degës së PD-së së Vlorës si dhe qindra mbështetës i janë përgjigjur sot thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për të protestuar përpara selisë së PD-së.
Ata do të bashkohen me mijëra demokratë që po vijnë nga e gjithë Shqipëria për ta rikthyer selinë në Shtëpinë e tyre dhe për të mos lejuar të jetë më “bunker i pengut” Lulzim Basha, siç thotë Berisha.
Sipas Kryetarit të degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, nga Vlora në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë, përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.
Pjesa më e madhe e tyre janë nisur me automjete private dhe në organizime individuale, ndërsa katër njësitë administrative të Vlorës janë bashkuar duke vënë në dispozicion të demokratëve një autobus dhe dy furgonë për në Tiranës. Çdokujt prej tyre i është kërkuar të kenë me vete kartën e antarësisë në PD.
KOHA JONË SONDAZH

