Në pritje të ‘Venecias’ për Vettingun, Lu dhe Vlahutin takojnë Metën në Kryesinë e Kuvendit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald LU dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Mësohet se takimi, ashtu si edhe herët e tjera, po mbahet në Kryesinë e Kuvendit.
Ky takim vjen në një kohë, kur e gjithë vëmendja është tek opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin e ‘Vettingut’, pjesë e paketës të reformës në drejtësi.
Sot, mbahet edhe mbledhja e fundit e Komisionit të Venecias për Vettingun, ndërsa nesër pritet të dalë opinioni përfundimtar.
Bëhet fjalë për një pjesë e përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, një dokument të plotë me të pesta kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për Venecian.
Kjo pyetje lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve.
KOHA JONË SONDAZH

