Negociata me Greqinë. Mustafaj: Meta ndihmon transparencën, Bushati jep shenja padurimi

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e televizionit News24, ku ka folur rreth negociatave Shqipëri-Greqi, për kufirin detar.

Sipas Mustafajt, përfshirja e Artur Meçollarit në listën e personave negociatorë në marrëveshjen me Greqinë, është një veprim jo inteligjent si nga ana e kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ndërsa u ndal edhe tek certifikata e sigurisë që Meçollari ka nga NATO, Mustafaj, tha se kjo nuk është argument, pasi NATO merr parasysh ato që i japin agjencitë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë  kam një këshillë për Ramën dhe ministrin Bushati. Në ekipin negociator nuk duhet të përfshihej asnjë njeri i diskutueshëm, për vetë atë që përmban marrëveshja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flitet se ka çetrifikatë sigurie nga NATO, por kjo nuk është argument. NATO merr atë që i japin agjencitë shqiptare.

Unë nuk them dot nëse është apo jo Meçollari, ashtu siç denoncohet nga shumë persona publik nga opozita dhe jo vetëm, por mund të them se ministri i Jashtëm nuk duhet të bënte karshillëk, duke vendosur persona të diskutueshëm. Mua më duket jo inteligjent nga Rama dhe Bushati përfshirja e një personi në negociata siç është Meçollari.”, – deklaroi Mustafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?