Berisha: Negociatat nuk u hapën sepse Rama varrosi konsensusin

Pas fjalës së kryeministrit Rama ka reaguar paraardhesi i tij ne Kryeministri, Sali Berisha, i cili deklaroi se shkak i mos hapjes së negociatave është mungesa e konsensusit, krimi dhe droga, që sipas tij kanë lemeritur vendet e BE.

Berisha mohoi akuzat se ka lobuar që Shqipëria të mos marrë dritën jeshille për hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se Merkel vendosi theksin te zgjedhjet e lira, të cilat janë kusht.

Përsa i përket deklaratës së deputetit gjerman, Berisha u shpreh se Rama nuk ka njohuri si funksionon Bundestagu gjerman, i cili vendos për negociatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dramatik dështimi për hapjen e negociatave me BE. Ky dështim i tmerrshëm, lëndon në ëndërr, shpirt dhe vizion cdo shqiptar dhe unë ua them ju se gjatë tre viteve të fundit Shqipëria kishte cdo potencial për ta shënuar progres të ndjeshëm në kapitujt e parë të negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Negociatat nuk u hapën sepse Rama varrosi konsensusin, zonja që e priti ia tha në sy para kombit gjerman dhe shqiptar, marrëdhëniet politike dhe fryma e konsensusit.

Arsyeja e dytë e madhe është krimi, dijeni mirë se janë disa ministri të Brendshme në BE.

Disa vende anëtare në BE nuk janë dakord, pasi janë të lemeritura nga krimi në Shqipëri.

Kanabisi po merr revansh të madh. Rama i thirri të gjithë ambasadorët, dhe u thoshte fotot e Berishës janë fotoshop, ajo me kurorë kanabisi kuptoj që ishte fotoshop, pasi sigurisht që nuk ka dalë.

Falenderoj Merkel që u ndal te zgjedhjet dhe kushtet e përcaktuara si të domosdoshme, por theksoj këtë para jush, se asnjëherë s’kam thënë që të mos hapen negociatat me Shqipërinë, por nuk ka integrim me Edi Ramën” tha ai.

Berisha sulmoi Ramën pas deklaratave në Gjermani se BE duhet të jetë e ndershme me procesin e integrimit, pasi Ballkani rrezikohet nga faktorë të tretë.

“Hiq dorë nga kërcënimi i Europës, është i turpshëm, ti mund të biesh në kthetrat e tyre, por Shqipëria, jo, u përpoq Hoxha dhe shkoi atje ku e meritonte, atje do të shkosh edhe ti, pasi mund të marrësh kartonin e kuq.

Mos beso se do të gjunjëzosh Europën, është më e fortë se kurrë, pavarësisht problemeve. Faktori i tretë në Ballkan, sajesa e një njeriu të sëmurë” tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?