Negociatat, kryeministri Rama: S’ka më përgatitje për dasmën e tretë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë, ku ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou. Rama në fjalën e tij nuk la pa komentuar procesin e mos çeljes së negociatave, pas vetos që Bullgaria i vuri Maqedonisë së Veriut. Kreu i qeverisë tha se te dasma e parë nusja nuk erdhi, te e dyta nusja sërish nuk erdhi, por sipas kryeministrit nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë.

”Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të penguar pjesën tjetër. Në Ballkan kur kopjojnë shkojnë më tutje sesa origjinali. Shkojmë përtej. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër të penguar nga nacionalizmat e BE-së. Rrugëtimi i integrimit të BE-së po varet nga nacinalizmat e BE-së. E kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave.

Nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton ”na merrni se po të mos na merrni ju se do na marrin disa të këqij”. Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedime dhe kur e thotë KE, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë.

Kur e thotë KE do të thotë se je gati të vazhdosh. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja sërish nuk erdhi, por nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri. Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë se ky proces nuk është i rëndësishëm aspask se një superfuqi na e kërkon këtë, por ta bëjmë për fëmijët tanë”.

SHKARKO APP