“Ngujimi” i PD, Boçi tregon qëndrimet e opozitës në raport me parlamentin
Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se qëndrimet e opozitës në raport me parlamentin do të varen nga qëndrimi që do të mbajë Gramoz Ruçi. Në studion e lajmeve të Ora News, Boçi paralajmëroi se raporti me të nuk do të ketë nuance zbutëse.
”Pjesa me debatin me zotin Ruçi është instikt politik që lind nga një rrethanë shumë e thjeshtë. Qëndrimi ynë ndaj tij nuk besoj se do ketë nuancë zbutëse dhe tendenca e agravimit të debatit varet nga qëndrimet që shpreh dhe shfaq Ruçi janë ato qëndrime që ne kemi paralajmëruar. Ato qëndrime që shprehin arrogancën dhe revanshin e tij. Më vjen keq që zoti Ruçi kërkon të mbyllë karrierën e tij politike në një revansh të tillë politik”.
Deputeti demokrat tha gjithashtu se veprimi i Gramoz Ruçit sot duke përjashtuar kreun e PD ishte një veprim arbitrar.
”Situata e sotme ishte absurd, ajo përplasje që u krijua që u shoqërua me penalizimin e kreut të opozitë ishte një forme e shfaqejs së arbitraitetit të drejtimit të seancës nga një person siç është Gramoz Ruçi, i kontestuar nga PD pikërisht për këto cilësi që shfaqi sot. Kemi theksuar qëndrimet tona se gardiani i telave me gjemba nuk mund të jetë gardian i fjalës së lirë”,-theksoi Boçi.
KOHA JONË SONDAZH

