Nikoll Lesi te Ylli Rakipi: Meta-Veliaj betejë e vertetë, por fiton Erioni!
Nikoll Lesi ka komentuar spekulimet se Ilir Meta mund të jetë kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, përballë Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lesi tha se kjo do të ishte një betejë shumë e fortë për kryeqytetin, por sipas tij, Erion Veliaj është një hap para dhe Meta nuk e mposht dot.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ndryshe nga Edi Rama, që ti edhe e ke kritikuar, për këtë lali Erin…
Nikoll Lesi: Lali Eri, kryetari i bashkisë, në punët e bashkisë ka punuar mirë. Them që edhe në zgjedhjet e ardhshme, ai i fton zgjedhjet. Kritika? Ka plot, por eshtë larg dhe lart ai në raport me kandidatët e tjerë.
Ylli Rakipi: Po sikur të vihet Ilir Meta? Se ti ke shkruar disa herë që aty mund të kandidojë Ilir Meta.
Nikoll Lesi: Këtë të Ilirit nuk e di saktë. Do të jetë një Waterloo, por Lali Eri është një hap përpara. Mos harro, që Lali Eri ka edhe një lidhje të kryqëzuar me George Sorosin e madh dhe atë të riun.
Ylli Rakipi: Këto janë përralla o Niko…
Nikoll Lesi: Sorosi lë një zëvendësues gati!
Ylli Rakipi: Sorosi është 90 e ca vjeç tani. Djali i Sorosit, duket një djalë shumë i zakonshëm. Nuk përsëritet George Soros, gjithë ai spekulant i madh. Po ti pse e ke këtë marrëdhënie me Lalin? Apo mendon se po vjen Lali?
Nikoll Lesi: Jo, jo, çfarë marrëdhënie?
Ylli Rakipi: Më i kujdesshëm je.
Nikoll Lesi: Kur punon mirë, patjetër mirë do i themi ne. Por kemi bërë mjaft kritika, pse shikon vetëm disa lavderime.
KOHA JONË SONDAZH

