FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nikolla reagon për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: Autori të marrë ndëshkimin maksimal!

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka reaguar sot për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier. Nikolla kërkon që autori i këtij krimi barbar të marrë ndëshkimin maksimal.

Dje Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël tetëvjeçar. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Fier. Pas këtij krimi qëndron një histori lëshimesh dhe një zinxhir përgjegjësish. Nëse ato do të ishin shmangur, Mateo sot do të ishte në shkollë, me shokët dhe shoqet e tij. Krimineli ka dhunuar edhe më parë dhe për një krim të rëndë ka marrë një dënim përkëdhelës. Të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi dhe autori i këtij krimi barbar duhet të marrë ndëshkimin maksimal. Shoqëria dhe komunitetet duhet gjithashtu të reflektojnë. Krimet ndodhin para syve edhe për shkak të mungesës së vëmendjes dhe reagimit tonë.
E kam të vështirë të gjej një fjalë ngushëlluese për prindërit dhe familjarët e Mateos. Asgjë nuk lehtëson dhimbjen e padurueshme të tyre.
U prehsh në paqe, engjëll!”, shkruan në reagimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?