FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis protesta e PD para Kuvendit

Nderkohe qe pritet nisja e seances se sotme plenare, protestues te therritur nga Partia Demokratike jane mbledhur qe ne oren 09.30 para godines se Kuvendit te Shqiperise me thirrjet “Meta ik”.

Ashtu si edhe ishte njofttuar Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën para selisë së Parlamentit, me kërkesë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Tubimi i mbështetësve të nismës së opozitës ka nisur në orën 9:30. Protesta e opozitës nisi 30 minuta para fillimit të seancës parlamentare, duke detyruar kështu deputetët e maxhorancës të kalojnë përmes turmës të pjesëmarrësve. Ndryshe nga organizimet e mëparshme, tubimi i PD­së do të drejtohet prej kryetarit të Grupit Parlamentar, Edi Paloka, kjo dhe për shkak se kreu i selisë blu, Lulzim Basha, është nisur drejt Brukselit, ku do të ketë takime me përfaqësuesit e PPE.

Nuk dihet se si do te shkoje protesta pasi Edi Paloka njihet si drejtues i forte per perplasje

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?