FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti jep përgjigje për 70 pyetjet e gjyqtarëve, Dervishaj: Kam sjellë fakte të reja

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur në orën 10:08 seanca e tretë për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në ambientet e Kushtetueses mbërritën Taulant Balla dhe Koltilda Bushka nga mazhoranca, ndërsa presidenti do të përfaqësohet nga jursitët e presidences.

Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është shprehur se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juristi i Presidentit Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës. Dokumentet e kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptopin e gjykatës që është i certifikuar.

Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.

Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.

Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar, kam sjell prova dhe fakte të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?