FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: Befasues ligji që kriminalizon shpifjen

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka cilësuar si befasues ligjin e Këshillit të Ministrave për të kriminalizuar shpifjen.

“Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes. Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha paleve politike në vend”, thekson Nishani nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, vijon Presidenti, “shpifja është një gjest i ulët kudo dhe kurdo e sidomos kur përdoret mirëfilli për qëllime politike ajo shfaq gjithë shëmtinë e saj. Jo pak herë si politikan, si ministër, si President i Republikës, kam qënë dhe vazhdoj të jem objekt i tyre, por kam besuar dhe vazhdoj të besoj se burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me fjalën mund të abuzohet dhe çdo abuzim është i kritikueshëm, por me ndrydhjen e saj mund të abuzohet shumë më tepër. Ndërmjet frikës për t’u shprehur dhe lirisë së shprehjes unë do të bëj çdo ditë të punës sime betejën për këtë të fundit”, nënvizon Presidenti i Republikës.

“Jam i bindur se shqiptarët, të cilët 25 vjet më parë, në dhjetor, me protestat e studentëve vranë frikën për të fituar lirinë e fjalës, nuk do t’ja dorëzojnë askujt liritë e fituara. Nuk do ta burgosin fjalën në emër të frikës, por frikën për fjalën”, përfundon postimin e tij Presidenti Nishani. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?