Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Tiranë, gjendet e djegur afër Bubqit makina e autorëve

Pas masakrës së mbrëmshme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti e vrarë nga plumbat një grua dhe u plagosën 5 të tjerë, është gjetur një mjet i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 te lokali i Fatjon Muratit, person i njohur në botën e krimit.

Persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri drejt lokalit duke bërë shoshë xhamat nga plumbat dhe duke vrarë Mimoza Pajën, ndërsa të plagosur mbetën 5 persona të tjerë, mes tyre dhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Sahit Murati, që dyshohet se ishte shënjestra e sulmit me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu e lënduar mbeti dhe mbesa e viktimës, 10 vjeç, nga ciflat e xhamave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?