Një politikan i lartë shqiptar takohet me Vladimir Putin (FOTO)
Deputeti Luan Rama ndodhet në Rusi, ku po zhvillohet Asambleja e Unionit Ndërparlamentar.
Në këtë aktivitet, Luan Rama është takuar, rastësisht, dhe me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Shën Petërsburg: me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar”,- shkruan Luan Rama.
Siç duket para se kryeministri Rama i cili po përgatitet për të vizituar Mosken, deputeti Rama ka takuar Presidentin rus Putin. Në Shën Petërsburg ndodhen edhe Ben Blushi, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhia, por me mision tjetër.
Unionit Ndërpalramentar (IPU) është një organizatë që bashkon parlamentet e gjithë botës. IUP është krijuar në vitin 1889. Pjesë e saj janë 173 shtete, përveç SHBA-së. IPU vepron në partneritet me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në asamblenë që po mbahet këto ditë në Shën Peterburg të Rusisë marrin pjesë 2000 delegatë, 800 deputetë nga parlamente të ndryshme të botës dhe 90 kryetarë parlamentesh. Ky është takimi i 137 i Asamblesë. Këtë vit, fokusi i takimit është pluralizmi kulturor mes vendeve dhe promovimi i paqes. Shqipëria është anëtare e IPU që prej vitit 1955.
Siç duket para se kryeministri Rama i cili po përgatitet për të vizituar Mosken, deputeti Rama ka takuar Presidentin rus Putin. Në Shën Petërsburg ndodhen edhe Ben Blushi, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhia, por me mision tjetër.
Blendi Fevziu, Baton Haxhia dhe Ben Blushi në Shën Petërsburg (14 tetor 2017)



KOHA JONË SONDAZH

