Nuk e vrau varka, por shteti! Protestë sot për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

“Nuk e vrau varka, por shteti” është motoja e protestës që do të mbahet para ministrisë se Brendshme në orën 19:00.

Protesta do të mbahet në homazh të 7-vjeçares Jonada Avdia, që u vra tragjikisht nga një skaf teksa luante në breg të plazhit të Potamit.

7-vjeçarja e lindur në Angli, kishte ardhur me familjen për pushime kur një skaf, i drejtuar nga komisari i Policisë, Arjan Tase humbi kontrollin dhe përplasi vogëlushen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo protestë është thirrur nga shoqëria civile, ndërsa bëhet e ditur se do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?