Filloni testimet në rrugë e kudo si në Gjermani, zoti Kryeministër!

Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, shkruan sot DW, gjëja më e rëndësishme për momentin është identifikimi i të infektuarve dhe zinxhirit te kontakteve që këta kanë pasur.
Për të mundësuar këtë Kancelarja njoftoi se do të jenë në terren 105 skuadra të lëvizshme që do të identifikojnë këta persona, të cilët duhet më pas të vendosen në karantinë shtepiake.

Dhe Gjermania pranohet se mbetet shteti që po e zotëron sëmundjen me kujdes dhe e ka nën kontroll. Por në Gjermani përveç punës nëpër spitale për ti shëruar, ka funksionuar parandalimi, pra testimi kudo.

Ndërsa sot kancelarja gjermane vendosi që të nxjerrë 105 skuadra të lëvizshme në terren, pra në rrugë. Të ndalojnë pa pritur dhe je i detyruar të testohesh. Dhe në çast nëse je me koronavirus të izolojnë me detyrim në shtëpi ose sipas gjendjes të marrin në spital.

Kur kjo masë po ndërmerret në Gjermaninë dhjetramilioneshe, pse nuk zbatohet në Shqipëri, ku jemi edhe pak njerëz. Diku te 2 milionë duhet të kemi mbetur pas emigracionit masiv. Ndaj zoti kryeministër mos i lë specialistët të na japin leksione nga ekrani, por merri e futi nëpër autoambulanca dhe të testojnë njerëzit rrugës, kudo e pa lajmëruar. Sidomos në zonat e rriskut që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Nuk është e dhunshme në kohë lufte zoti kryeministër, por merri nëpër studio, pasi aty i gjen përnatë duke na shpjeguar të njëjtën gjë prej një muaji dhe nisi me mjete e duhura të testojnë për koronën.

Nuk e kemi fjalën për heronjtë e spitalit infektiv apo ato të senatoriumit, por për urdinë tjetër që nuk lenë studio pa kapur që të bëhen të njohur me këtë rast.

Nxirri në rrugë! Shembulli vjen nga Gjermania e direkt nga kancelarja Merkel. Sa me shumë testime aq me të sigurtë do të jemi.

SHKARKO APP