FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NYT: Trump u përpoq të pushonte Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë

Nga VOA-

Gazeta New York Times shkruan se ka njoftime se ish-Presidenti Donald Trump kishte bërë plane së bashku me një jurist të Departamentit të Drejtësisë të shkarkonte nga puna Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë, Jeffrey Rosen dhe ta zëvendësonte me një zyrtar më të prirur për të hapur hetime mbi akuzat e tij për mashtrime në zgjedhje.

Gazeta Washington Post po ashtu njoftoi për një plan të tillë, në të cilin zyrtari i lartë i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark do të zëvendësonte zotin Rosen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeffrey Rosen nuk kishte pranuar të ngrinte pikëpyetje mbi fitoren e demokratit Joe Biden në Xhorxhia, megjithë këmbënguljen e Presidentit Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, gazeta New York Times shkruan se zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë kishin thënë se do të jepnin dorëheqjen nëse Presidenti Trump do të hiqte zotin Rosen për ta zëvendësuar me zotin Clark. Kjo, sipas gazetës, e bindi presidentin të mos e vazhdonte planin pasi kishte parashikuar se një “revoltim me dorëheqje në masë në nivelet e larta të Departamentit të Drejtësisë do të kishte eklipsuar” çdo vëmendje apo akuza për mashtrim me votat.

Gazetat New York Times dhe Washington Post thanë se artikujt e tyre janë bazuar në intervista me ish-zyrtarë të administratës Trump, të cilët kërkuan të mos identifikohen me emër.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?