“O kukulla pa integritet”, Basha shpërthen ndaj deputetëve të PS

Me debate ka nisur sot seanca e nisur që ditën e djeshme. Pas kryeministrit Rama fjalën e mori kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili sulmoi deputetët e mazhorancës, duke i quajtur ata “kukulla pa integritet”.

“Ky që për të fshehur lepurin në bark, atij që i thotë vetes kryeministërdhe deputetët e tij që qeshinin nga zori, për cfarë qeshnit? Për ata që u vranë në lushnje para dy ditësh? apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë? O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi. Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet dhe i isolli në këtë sallë. E harruat Elvisin?”, tha Basha nga foltorja e Kuvendit.

Kryedemokrati tha se shumë qytete të Shqipërisë nuk janë më nën kontrollin e policisë, por të bandave të krimit. Ai tha se Partia Socialiste, megjithëse me një histori të mbrapshtë, kishte shanse për reflektim, “por është kthyer në një bandë kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E dini ju që s’keni Parti apo se dini? Qani Hallin e PD-së. A e dini se në degë të tëra partinë tuaj e sundon krimi, kriminelët. Si këta këtu. Kur ju ngrenë pistoletat në mbledhjen e kryesisë suaj, do e bëjnë edhe në degë. Këtë e keni dhuratë nga Edi Rama. Shqipëria është sot në gjunjë para krimit, e pambrojtur, e dhunuar, e frikësuar, e pasigurt, dhe përgjegjësi për këtë je ti Edi Rama, që je në shtrat me krimin. Ata vrasin në mes të ditës, në mes të sheshit, dhe ti zgërdhihesh dhe s’ke thënë asnjë fjalë për viktimat e pafajshme tritolit dhe të kallashit, sepse je i papërgjegjshëm.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?