FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Oerd Bylykbashi: Reforma Territoriale duhet të bazohet në parime dhe jo pazare

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi gjatë një konference për shtyp nga selia blu, se reforma territoriale duhet të jetë konsensuale dhe e bazuar mbi konsultime parimore dhe jo mbi pazare.

Ajo që do të jetë propozimi ynë, do të bazohet në konsultimet dhe punës që po bëhet. Kemi shpërndarë një pyetësor në të gjitha degët e Parttisë Demokratike dhe do ta bazojmë propozimin tonë te studime të mirëmenduara dhe të financuara nga partnerët ndërkombëtar.

Ne kemi kapacitetet për të ofruar një reformë cilësore brenda afatit në dispozicion. Theksoj se ky është një qëndrim politik. Si çdo reformë e këtij lloji duhet të jetë patjetër konsensuale dhe jo si ajo e vitit 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konsultimi duhet të bëhet mbi parime dhe jo mbi bazare. vetë kjo do të bëjë që të jetë një reformë që do të lejojë qeverisjen vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike“, tha Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?