Oerd Bylykbashi: Më 14 maj do i japim përgjigjen “klikës grabitqare”

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha nga Durrësi se më 14 maj opozita do i japë përgjigje qeverisë së korruptuar.

Durrësi në kthetrat e qeverisjes socialiste, në një grabitje masive 23-vjecare. Durrësi simbol që tregon se kur qeveris keq një qytet si përfundon. Nuk u ofron më të rinjve asgjë e largohen. Detyrë e madhe e jona t’i përgjigjemi një sfide të jashtëzakonshme. Grabitja e Portit nuk është thjesht akti i radhës korruptiv por vjedhja më e madhe e pasurisë publike që i bëhet shqiptarëve. Të mobilizohemi për t’i dhënë përgjigje kësaj. Nuk mund të presim verdiktin nga gjykatat që ka në kontroll Rama. Më 14 maj me Igli Carën që e kemi zgjedhur të na përfaqësojë në këtë sfidë të madhe, jam i sigurt që të gjithë do i japim përgjigjen kësaj klike grabitqare e do kthejmë mirëqeverisjen me mesazhin që nga Durrësi fillon fitorja”, pohoi Bylykbashin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?