FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Olivér Várhelyi mbërrin më datë 28 prill në Tiranë, takon Edi Ramën

Për shkak të frikës së ndikimit rus në Ballkan, Brukseli ka shtuar vëmendjen. Ndaj dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi do të bëjë përpjekjen e fundit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara samitit të liderëve të unionit.

Vizitat zyrtare nisin më 25 prill, ku zyrtari i Lartë i BE-së do të takojë liderët e Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon më datë 28 prill me Shqipërinë, ku do të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në orën 14:30.

Olivér Várhelyi do të kërkojë nga Bullgaria që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të mos e penguar atë në procesin e integrimit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?